Një aksident zinxhir është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor Rrëshen–Milot, ku janë përfshirë disa automjete, duke shkaktuar dëme materiale.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur pasi një kamioni i është çarë goma e përparme gjatë lëvizjes. Si pasojë, drejtuesi ka humbur kontrollin mbi mjetin, duke u përplasur me automjetet e tjera që ndodheshin në rrugë.

Reklame

Nga përplasja janë dëmtuar disa makina, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore për të menaxhuar trafikun dhe për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Paraprakisht raportohet vetëm për dëme materiale, ndërsa nuk ka ende informacion zyrtar për persona të lënduar.

Qarkullimi në aksin Rrëshen–Milot është ngadalësuar për shkak të aksidentit, ndërsa policia po punon për normalizimin e trafikut dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Vlora në zi/ Aksidenti me motor i merr jetën gazetarit Enrik Mehmeti, sot homazhet në “Petro Marko”

Shpërthimi te karburanti në Brryl, aksident apo C4? Dhe çfarë do të “mbijë” mbi këtë truall?

Reklame