Protesta e zhvilluar në Tiranë kundër qeverisë ka hyrë sot në ditën e saj të 21-të, ndërsa organizatorët e kanë cilësuar atë si një protestë mbarëkombëtare.

Qytetarëve të mbledhur në kryeqytet u janë bashkuar edhe shqiptarë të ardhur nga diaspora, të cilët kanë mbërritur në Tiranë gjatë ditës. Disa prej tyre kanë parakaluar me automjete në akset kryesore të qytetit, duke valëvitur flamuj kombëtarë.

Reklame

Sipas organizatorëve, pjesëtarët e diasporës janë grumbulluar në bulevardin “Zogu i Parë”, nga ku do t’u bashkohen protestuesve të tjerë në sheshin “Skënderbej”.

Më pas, protestuesit pritet të vijojnë marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të zhvillohet pjesa kryesore e tubimit të kësaj mbrëmjeje.

Reklame