Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka reaguar zyrtarisht pas publikimit në rrjetet sociale të videos që tregon dhunimin e një 17-vjeçareje nga disa vajza të reja, një ngjarje që ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik.

Sipas Policisë, rasti është trajtuar që në momentin e denoncimit dhe janë kryer të gjitha veprimet procedurale në bashkëpunim me Prokurorinë.

Reklame

Nga njoftimi zyrtar bëhet me dije se më 8 qershor 2026, 17-vjeçarja është paraqitur në Komisariatin e Policisë Fier së bashku me nënën e saj, ku ka kallëzuar se ishte dhunuar dhe filmuar në banesën e një 19-vjeçareje, me inicialet L. L., në bashkëpunim me dy vajza të tjera 15-vjeçare.

Menjëherë pas kallëzimit, Policia ka shoqëruar tre vajzat e dyshuara, të cilat kanë pranuar se kishin ushtruar dhunë ndaj shoqes së tyre për motive të dobëta.

Në përfundim të veprimeve hetimore, më 9 qershor 2026, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, në ngarkim të tre autoreve të dyshuara.

Njëra prej 15-vjeçareve u arrestua më vonë

Policia sqaron gjithashtu se më 28 qershor 2026, njëra prej vajzave 15-vjeçare të përfshira në ngjarje u arrestua pas një kallëzimi të bërë nga nëna e saj, e cila deklaroi se ishte dhunuar fizikisht nga e bija.

Pas procedurave përkatëse dhe vlerësimit të autoriteteve kompetente, e mitura është dërguar për trajtim në një institucion të specializuar të shëndetit mendor në Tiranë.

Policia: Vepruam sipas ligjit

Në reagimin e saj, Drejtoria Vendore e Policisë Fier thekson se të gjitha veprimet janë kryer në përputhje me ligjin dhe në koordinim me Prokurorinë, e cila është autoriteti përgjegjës për vijimin e procedimit penal.

Policia garanton se mbetet e angazhuar për trajtimin me seriozitet të çdo rasti që cenon sigurinë e qytetarëve, veçanërisht kur në ngjarje përfshihen të mitur, duke vepruar me profesionalizëm dhe paanshmëri.

Fier/ Pamje të rënda: Dy vajza të mitura dhunojnë barbarisht bashkëmoshataren e tyre

Videoja e dhunës ndaj një vajze në Fier shkakton reagime, Policia nis hetimet

Reklame