Një ngjarje e rëndë është raportuar pak minuta më parë në Tiranë, në një pikë karburanti Eida, pranë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Sipas informacionit paraprak, shpërthimi ka ndodhur ndërsa automjetet po furnizoheshin me karburant.
Reklame
Situata është e rëndë dhe dyshohet për persona të lënduar ose viktima, por deri në këto momente nuk ka një konfirmim zyrtar për bilancin.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e Policisë, ndërsa zona është rrethuar.
Pritet informacion zyrtar për shkaqet e shpërthimit dhe bilancin e plotë të ngjarjes.
Tempullnews do të sjellë çdo informacion të ri në vijim.
Lexo edhe
“Ky Parlament duhet të shkrihet”/ Blushi shpërthen në Kuvend: “Nuk përfaqëson më shqiptarët”
Reklame














