Tiranë – Apeli i Posaçëm ka vendosur lirimin nga qelia të ish-drejtorit të Bashkisë Tiranë, Mariglen Qato, duke i ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”.

Vendimi u mor nga gjyqtarja Ilirjana Olldashi, e cila pranoi kërkesën e Qatos për zbutjen e masës së sigurisë.

Reklame

Mariglen Qato është një nga të pandehurit në dosjen e njohur si “5D”, ndërsa ndaj tij SPAK ka kërkuar dënimin me 9 vite burg.

Prokuroria e Posaçme e akuzon ish-drejtorin e Bashkisë Tiranë për:

  • korrupsion pasiv në katër raste;
  • pastrim parash;
  • fshehje të pasurisë.

Qato vijon të jetë nën gjykim, ndërsa ndryshimi i masës së sigurisë nuk ndikon në vijimin e procesit penal ndaj tij.

Me vendimin e Apelit, asnjë prej të pandehurve në dosjen “5D” nuk ndodhet më në qeli.

Procesi gjyqësor po vijon në fazën e mbrojtjes së të pandehurve, ndërsa pritet që pas përfundimit të kësaj faze gjykata të kalojë në dhënien e vendimit përfundimtar.

Reklame