Një operacion i SPAK, i mbështetur nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, është zhvilluar këtë të enjte në Devoll.

Burime bëjnë me dije se kontrollet janë ushtruar në banesën e Devi Agos, ish-punonjës i AMP-së në rajonin juglindor, i cili ka dhënë dorëheqjen nga detyra pak kohë më parë.

Reklame

Sipas informacioneve paraprake, veprimet hetimore lidhen me dyshime për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, ndërsa deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga SPAK lidhur me rezultatet e operacionit.

Burimet shtojnë se në fokus të hetimeve ndodhet edhe Klevis Hoxha, ish-drejtor i Policisë Bashkiake, i cili po verifikohet për lidhjet e tij shoqërore me ish-zyrtarin e AMP-së.

Aktualisht nuk dihen detaje të tjera mbi personat e përfshirë apo masat procedurale që mund të jenë ndërmarrë, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga organet e hetimit për të sqaruar rrethanat e operacionit.

Reklame