Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në një aks rrugor rural që lidh fshatin Bilaj me pjesën tjetër të Fushë-Krujës.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete, një Volkswagen, me drejtues Viktor Dodën, dhe një automjet tip Benz, që drejtohej nga Kristjan Laska.
Si pasojë e përplasjes së fortë, Viktor Doda, banor i zonës, ka humbur jetën në vendngjarje.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, Kristjan Laska, ka mbetur i plagosur rëndë. Ai është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës.
Sipas të dhënave paraprake të Policisë, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën po lëvizte automjeti i drejtuar nga Laska.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të dokumentuar rrethanat e plota të aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.
Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.
Lexo edhe:
Aksidenti tragjik në Unazën Lindore, dyshohet për defekt në frena ose kolaps shëndetësor të shoferit
Lezhë/ I ra arma nga çanta në spital dhe u shkrep aksidentalisht, procedohet 54-vjeçari








