Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka lexuar konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes së njohur si “Revanshi”, ku në gjykim janë disa të pandehur të akuzuar për veprimtari kriminale të organizuar.

Seanca është zhvilluar me paraqitjen e kërkesave për dënim nga prokurori Alfred Shehu, i cili ka kërkuar dënime të rënda për të gjithë të përfshirët në këtë çështje.

Reklame

Sipas kërkesës së SPAK:

  • Aldo Avdyli: 10 vite burg, ose 6.8 vite me gjykim të shkurtuar
  • Edson Jozwik: 15 vite burg, ose 10 vite me gjykim të shkurtuar
  • Oltion Zefi: 20 vite burg, ose 13.4 vite me gjykim të shkurtuar
  • Henerigert Mitri: 9 vite burg, ose 6 vite me gjykim të shkurtuar
  • Altin Morina: 13.6 vite burg, ose 9 vite me gjykim të shkurtuar
  • Jozi Kraja: 10 vite burg, ose 6.8 vite me gjykim të shkurtuar
  • Durim Bami: 21 vite burg, ose 14 vite me gjykim të shkurtuar

Prokuroria ka argumentuar se të pandehurit janë pjesë e një strukture të organizuar kriminale, ndërsa gjykata pritet të shqyrtojë më tej provat dhe të japë vendimin përfundimtar.

Çështja “Revanshi” mbetet një nga dosjet më të rëndësishme në hetim nga SPAK, për shkak të numrit të të përfshirëve dhe akuzave të rënda të ngritura.

Reklame