Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka shpjeguar se procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Tepelenës do të funksionojë për herë të parë me përdorimin e Inteligjencës Artificiale.

Sipas tij, në çdo tavolinë janë instaluar kamera që regjistrojnë procesin e numërimit. Fletët e votimit vendosen mbi tavolinë dhe filmi i tyre përpunohet nga një program kompjuterik me IA, i cili lexon automatikisht për kë është votuar. Rezultati transmetohet direkt në KQZ, pa pritur tabulimin manual nga anëtarët e grupit të numërimit.

Reklame

Celibashi theksoi se kjo është një mënyrë inovative për të përshpejtuar procesin dhe për të garantuar saktësinë, duke përdorur teknologjinë e Inteligjencës Artificiale në procesin zgjedhor.

Reklame