Ish-presidenti Ilir Meta ka lënë sërish sot qelinë, me leje të posaçme nga autoritetet e burgjeve, për të pritur ngushëllime pas ndarjes nga jeta të babait të tij, Rexhep Meta.

Kreu i Partisë së Lirisë është shoqëruar nga efektivë të Policisë së Burgjeve dhe është paraqitur në hotelin ku po zhvillohen pritjet e familjarëve dhe të afërmve.

Reklame

Sipas burimeve, Metës i është akorduar një leje 12-orëshe për të qenë pranë familjes në këto momente zie.

Në ceremoninë e ngushëllimeve ka marrë pjesë edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili është parë duke hyrë në hotel për t’i shprehur personalisht ngushëllimet Ilir Metës.

Kujtojmë se edhe një ditë më parë, Meta u lejua të largohej nga qelia për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij në fshatin Çepan të Skraparit, gjithashtu me leje të posaçme nga Drejtoria e Burgjeve.

Reklame