Disa linja ajrore, përfshirë Turkish Airlines dhe dy kompani iraniane, kanë anuluar fluturimet nga Stambolli drejt Teherani, në një klimë të rritur tensioni pas kërcënimeve të Shtetet e Bashkuara të Amerikës për sulme kundër Iranit.
Sipas të dhënave zyrtare të aeroportit të Stambollit, tre fluturime për në Teheran u anuluan sot: një i Turkish Airlines, një i ATA Airlines dhe një i Qeshm Air. Autoritetet aeroportuale nuk kanë dhënë ende një sqarim zyrtar për arsyet konkrete të këtyre anulimeve.
Po ashtu, katër fluturime të tjera të planifikuara për të shtunën janë anuluar, dy prej të cilave do të operoheshin nga Turkish Airlines. Në listën e anulimeve përfshihet edhe një fluturim i Turkish Airlines nga Stambolli për në Tabriz, i planifikuar fillimisht për orën 01:45.
Anulimet vijnë në një moment pasigurie rajonale, ndërsa situata e sigurisë në Lindjen e Mesme vijon të mbetet e tensionuar. Për momentin, nuk ka njoftime nëse fluturimet do të rifillojnë apo nëse priten anulime të tjera në ditët në vijim.















