Ilir Meta është nxjerrë mëngjesin e kësaj të marte nga burgu “313”, për t’u shoqëruar drejt fshatit Çepan të Skraparit, ku do t’i japë lamtumirën e fundit babait të tij, Rexhep Meta.
Prej ores 07:00 Ilir Meta ka lene qeline e paraburgimit dhe po shoqerohet drejt Cepanit te Skraparit per te marre pjese ne ceremonine mortore te babait Rexhep Meta i cili nderroi jete te henen ne moshen 83 vjecare
Varrimi do te mbahet ne oren 12:00 , leja parashikon qe ish-presidenti mund te qendroje edhe ne dreken qe shtrohet pas ceremonise mortore
Po ashtu sipas burimeve Meta do kthehet pasdite ne qeli per te dale serish mengjesin e neserm ku i eshte dhene leje nga ora 9 e mengjesit deri ne 9 te darkes me miratim te prokuroreve te Spak te marre pjese edhe ne pritjet per mgushellim qe familja organizon ne Tirane















