Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit Ilir Beqaj për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.

Beqaj do të vijojë të qëndrojë në qeli në kuadër të hetimeve për dosjen SASPAC, ku ai po hetohet për dyshime mbi abuzimin me donacionet e huaja.

Reklame

Gjatë seancës, ish-ministri kërkoi zbutjen e masës së sigurisë duke argumentuar edhe ndryshimin e praktikës së Kolegjeve të Bashkuara lidhur me masën “arrest në burg”.

Po ashtu, Ilir Beqaj ka ofruar edhe garanci pasurore në përpjekje për të bindur gjykatën për ndryshimin e masës së sigurisë.

Megjithatë, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi të mos pranojë kërkesën, duke lënë në fuqi masën aktuale të arrestit në burg.

Dosja SASPAC lidhet me hetimet e SPAK mbi administrimin e fondeve dhe donacioneve të huaja, çështje për të cilën vijojnë procedurat hetimore.

Reklame