Deputeti i Partisë Socialiste, Tërmet Peçi, është paraqitur paraditen e kësaj të mërkure në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Ish-kryebashkiaku i Tepelenës ka mbërritur i vetëm në SPAK, pa praninë e një avokati.

Reklame

Më herët, Peçi është pyetur nga prokurorët e posaçëm lidhur me firmat e hedhura gjatë kohës kur ushtronte detyrën e kryetarit të Bashkisë Tepelenë.

Sipas burimeve, bëhet fjalë për një procedim të hapur mbi mënyrën e privatizimit të ish-Pallatit të Pionierëve në Tepelenë, çështje e kallëzuar nga një prej pronarëve të objektit.

Në cilësinë e personit që ka dhënë deklarime, Peçi mësohet të ketë deklaruar se nuk mund të mbajë përgjegjësi për dokumente të firmosura që në vitin 1986.

Ndërkohë, deputeti socialist është denoncuar edhe nga opozita. Ish-deputeti Arben Ristani ka kërkuar hetim nga SPAK lidhur me procedurat e tenderëve në Tepelenë, duke pretenduar se përfituesit janë përzgjedhur në mënyrë preferenciale.

Deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga SPAK lidhur me paraqitjen e Peçit apo statusin e tij në këtë procedim.

Reklame