Kampet e emigrantëve të Italisë në Shqipëri kanë marrë mbështetje politike nga Europa. Në samitin e zhvilluar në Kishinau të Moldavisë, 46 shtete anëtare të Këshillit të Evropës kanë pranuar modelin e menaxhimit të emigracionit të paligjshëm, të bazuar te marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni reagoi në platformën X, duke e cilësuar këtë zhvillim si rezultat të “një rruge të guximshme”, ndërsa theksoi se modeli që më parë ishte kritikuar, tashmë po konsiderohet si një zgjidhje europiane për përballimin e flukseve migratore.
Një nga mbështetëset më të forta të kësaj nisme ka qenë edhe Mette Frederiksen, e cila ka dalë publikisht pro qasjes së re për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm në Evropë.
Marrëveshja mes Italy dhe Albania u firmos në vitin 2023 dhe parashikon ngritjen e dy qendrave pritëse për emigrantët në Shëngjin dhe Gjadër. Këto kampe do të përdoren për strehimin e përkohshëm dhe të kufizuar të emigrantëve të paligjshëm që synojnë të hyjnë në vendet e Bashkimit Europian përmes Italisë.
Pas debateve dhe kritikave të shumta që shoqëruan marrëveshjen në fazën fillestare, modeli tashmë duket se po fiton mbështetje më të gjerë në Europë.
Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka deklaruar më herët se Shqipëria do të pranojë kampe emigrantësh vetëm në kuadër të marrëveshjes me Italinë dhe jo për vende të tjera, ndërsa ka theksuar se protokolli do të mbetet në fuqi për aq kohë sa do ta kërkojë pala italiane.















