Këtë të diel moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

Ndërsa pritet të kalojnë vranësira të pakta kalimtare kryesisht në pjesën e parë të ditës në relievet malore, në lindje të vendit.

Reklame

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimor dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri 18 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i  forcës 2-4 ballë.

Reklame