Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore e SPAK ndaj grupit të Safet Bajrit, i akuzuar për planifikimin e vrasjes së Aleksandër Prendit, ku prova kyçe rezultojnë të jenë të dhënat e përftuara nga telefonat celularë të sekuestruar.
Sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), analiza e pajisjeve elektronike të sekuestruara ka zbuluar materiale që lidhen me interesin e dyshuar të anëtarëve të grupit për armë zjarri, si dhe aktivitete të tjera që po verifikohen në kuadër të hetimit penal.
Në fokus të hetuesve ka qenë telefoni i shtetasit Izmir Sakica, i cili është dërguar për gjykim nga SPAK në lidhje me këtë çështje. Nga këqyrja e aparatit celular janë konstatuar fotografi dhe materiale që tregojnë interes për armët.
Në galerinë e telefonit janë gjetur imazhe ku shfaqet një mur i mbushur me armë të ekspozuara, si dhe pamje të tjera ku evidentohen sasi të konsiderueshme parash në euro, kryesisht kartëmonedha 50 dhe 20 euro.
Ndërkohë, sipas dosjes hetimore, edhe shtetasi Samuel Troshani, i identifikuar si një nga personat e përfshirë në ngjarje, është filmuar duke kryer qitje me armë në ambient të hapur, në shoqërinë e një personi tjetër të paidentifikuar.
SPAK dyshon se këto materiale dhe prova të sekuestruara nga telefonat mund të shërbejnë si elementë të rëndësishëm në dokumentimin e veprimtarisë së grupit kriminal “Bajri”, i cili është nën hetim për disa ngjarje të rënda kriminale.
Pamjet:
















