Një ngjarje tragjike është regjistruar në Maldive, ku pesë turistë italianë kanë humbur jetën gjatë një zhytjeje në ujërat pranë zonës turistike të Alimathaa.

Sipas mediave lokale dhe autoriteteve, turistët ndodheshin në një anije private zhytjeje dhe kishin hyrë në ujë gjatë orëve të paradites. Alarmit iu dha rreth orës 10:45 me orën italiane, pasi zhytësit nuk u rikthyen më në sipërfaqe.

Reklame

Menjëherë pas njoftimit, autoritetet nisën një operacion kërkimi dhe shpëtimi në zonë, ndërsa trupat e pesë viktimave u gjetën pak më vonë në det.

Mes viktimave raportohet të jetë edhe një studiues nga Xhenova.

Policia lokale ka bërë të ditur se hetimet janë në vijim për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa shkaku i saktë i vdekjes mbetet ende i paqartë.

Raportimet paraprake sugjerojnë se kushtet atmosferike në zonë kanë qenë të pafavorshme në momentin e incidentit. Shërbimi meteorologjik kishte lëshuar një paralajmërim të verdhë për mot të keq, i cili ishte në fuqi gjatë gjithë ditës.

Autoritetet po verifikojnë nëse moti i keq dhe rrymat e forta detare kanë ndikuar në tragjedinë që ka tronditur komunitetin turistik dhe familjarët e viktimave.

Reklame