Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Brest në Francë, ku një çift me origjinë shqiptare është gjetur i vdekur në banesën e tyre të enjten, raportojnë mediat vendase.
Alarmi u dha rreth orës 16:30, kur një banor i lagjes Europe njoftoi policinë për dëgjimin e dy të shtënave me armë në adresën 101 Rue Général-Paulet. Menjëherë pas njoftimit, forcat e rendit mbërritën në vendngjarje dhe gjetën trupat e një burri 36-vjeçar dhe një gruaje 30-vjeçare, si dhe një pushkë gjahu pranë tyre.
Sipas mediave franceze, hetuesit po e drejtojnë çështjen drejt pistës së vrasjes së gruas dhe vetëvrasjes së autorit të dyshuar, edhe pse hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat.
Çifti ishte prindër i dy fëmijëve. Njëri prej tyre nuk ndodhej në shtëpi në momentin e tragjedisë, ndërsa fëmija më i vogël ishte në shkollë.
Autoritetet franceze po punojnë për zbardhjen e motivit dhe dinamikës së plotë të ngjarjes, ndërsa komuniteti lokal shprehet i tronditur nga ajo që ka ndodhur.















