Mustafa Martinaj është paraqitur sërish në ambientet e GJKKO, ku po zhvillohet procesi gjyqësor lidhur me pasuritë e biznesmenit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj.
Seanca gjyqësore u shty edhe këtë herë për shkak të mungesës së avokatëve.
Reklame
Pas daljes nga gjykata, Mustafa Martinaj shprehu pakënaqësi ndaj hetimeve të SPAK për zbardhjen e fatit të të birit.
“Nuk duan ta zbardhin, prandaj e lënë në Kurbin, pasi ua kam dhënë koordinatat e sakta dhe emra konkretë. I kam thënë të gjitha në SPAK kur erdha dëshmova me kërkesën time, askush nuk është interesuar që atëherë”, deklaroi ai për gazetarët.
Ervis Martinaj rezulton i zhdukur prej muajit gusht të vitit 2022, ndërsa çështja vijon të mbetet pa një version zyrtar përfundimtar mbi fatin e tij.
Reklame















