Kontrolle intensive për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive janë zhvilluar nga Policia e Vau i Dejës, në kuadër të operacionit policor të koduar “STAJKA”.
Operacioni u finalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative.
Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi A. P., 39 vjeç, banues në fshatin Stajkë, i cili kishte përshtatur një lokal për përdorim droge dhe për organizim të lojërave të fatit.
Gjatë kontrollit të subjektit bar-kafe në përdorim të tij, shërbimet e Policisë sekuestruan:
Një sasi lënde narkotike kanabis
Një valixhe me çipsa pokeri
Letra bixhozi, të përdorura për lojëra fati
Ndërkohë, gjatë kontrollit të banesës së 39-vjeçarit u gjetën edhe:
Një sasi tjetër kanabisi
Fara të dyshuara kanabisi
Një mjet prerës (thikë)
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprat penale:
“Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”
“Përshtatja e lokalit për përdorim droge”
“Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”
“Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra fati”
“Organizimi i lojërave të fatit”
Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal.














