Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se vendi i tij ende nuk e ka përfunduar “punën” ndaj Iranit, gjatë një ceremonie përkujtimore në kuadër të Yom HaZikaron.
Në fjalimin e tij, Netanyahu iu referua sulmeve të 7 tetorit 2023 të kryera nga Hamas, duke i cilësuar ato si “një masakër të tmerrshme” që tronditi vendin.
Ai theksoi se që nga ajo ditë, ushtria dhe forcat e sigurisë izraelite kanë ndërmarrë veprime të vazhdueshme kundër armiqve të vendit. “Që nga ajo ditë, u kemi dhënë goditje pas goditjeje atyre që kërkojnë shkatërrimin tonë. Bota tashmë e di vendosmërinë tonë për të mbrojtur veten dhe për të mbrojtur njerëzimin nga fanatizmi barbar”, u shpreh ai.
Deklaratat e kryeministrit vijnë në një moment tensionesh të vazhdueshme në rajon, ndërsa Izraeli vijon operacionet e tij ushtarake dhe përplasjet me grupet militante.















