Pas ngjarjes së rëndë në Roskovec, ku Shefit Rrapaj vrau bashkëshorten, Dashuri Rrapaj, dhe më pas dha fund jetës, vëllai i viktimës ka rrëfyer për mediat momentin kur mësoi për vrasjen.
Ai tregon se Shefiti ka qenë gjithmonë i dhunshëm dhe shton se dhimbja për humbjen e Dashurisë është e papërshkrueshme.
“Ta varrosin në gropën më të thellë…”, ka thënë ai, duke shprehur zemërimin dhe tronditjen përfundimtare pas kësaj ngjarjeje të rëndë familjare.
Vëllai i viktimës thekson se familja dhe fëmijët po përballen me një situatë tepër të rënduar emocionale, ndërsa po përgatiten për varrimin e Dashurisë dhe Shefit, të cilët do të varrosen të ndarë.
Ngjarja ka lënë komunitetin e Roskovecit në gjendje tronditjeje, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet mbi shkaqet dhe rrethanat e krimit të dyfishtë.















