Berat Gjimshiti është shumë pranë një kapitulli të ri në karrierën e tij.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare pritet të largohet nga Atalanta dhe të transferohet te Al Dirijah në kampionatin saudit, pasi palët kanë arritur marrëveshjen për kalimin e tij.

Reklame

Gjimshiti, i cili ndodhej në vitin e fundit të kontratës me klubin italian, ka marrë një ofertë të rëndësishme nga skuadra arabe dhe ka zgjedhur të vazhdojë karrierën në Lindjen e Mesme.

Sipas raportimeve, Atalanta do të përfitojë rreth 3 milionë euro nga shitja e kapitenit shqiptar, ndërsa janë zbuluar edhe detajet e marrëveshjes personale mes Gjimshitit dhe klubit të ri.

Mbrojtësi pritet të firmosë një kontratë 1+1 vjeçare, nga e cila do të përfitojë rreth 4 milionë euro në sezon. Një marrëveshje që e vendos atë në një tjetër nivel financiar dhe e bën futbollistin shqiptar me pagën më të lartë në Kombëtare.

Gjimshiti largohet nga Atalanta pas disa sezonesh të suksesshme në Itali, ku u shndërrua në një nga liderët e skuadrës dhe një figurë të rëndësishme në repartin difensiv.

Lexo edhe:

Mbi 23 milionë firma kundër Argjentinës: Peticioni për përjashtimin nga Botërori trondit rrjetin

Bastet sportive online rikthehen në Shqipëri, plotësohet kuadri ligjor për licencimin

Reklame