Është ekstraduar nga Belgjika drejt Shqipërisë Sergei Hasanapapa, i cili akuzohet për përfshirje në vrasjen e Bledar Muçës, ngjarje e ndodhur më 22 janar 2022 në Aartselaar.

Hasanapapa pritet të përballet me drejtësinë shqiptare në lidhje me hetimet për këtë ngjarje të rëndë kriminale, e cila pati jehonë të gjerë si në Belgjikë ashtu edhe në Shqipëri.

Reklame

Bledar Muça rezulton i përfshirë në sagën e krimeve në Elbasan dhe njihej si mik i familjes Çapja, një emër i përmendur në disa episode të përplasjes së grupeve kriminale në qytet.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera mbi fazën e hetimeve, ndërsa pritet që ekstradimi i Hasanapapës të hedhë më shumë dritë mbi rrethanat dhe motivet e ngjarjes së vitit 2022.

Reklame