Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës, ku një person ende i paidentifikuar ka tentuar të grabisë një filial të Postës Shqiptare.

Sipas informacioneve zyrtare, rreth orës 19:00, në lagjen “Vasil Shanto”, autori është futur në ambientet e postës dhe ka kërcënuar me thikë një punonjëse, duke tentuar të marrë me forcë një shumë parash. Tentativa ka dështuar, ndërsa gjatë largimit ai ka thyer xhamin e sportelit dhe është larguar nga vendngjarja.

Reklame

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në zonë dhe kanë nisur kontrolle intensive për kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Reklame