Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur Italinë, ku një automjet është përplasur fuqishëm me një mjet të tonazhit të rëndë, duke shkaktuar humbjen e jetës së dy të rinjve shqiptarë.

Viktimat janë identifikuar si Blendi Syla, 20 vjeç, dhe Robert Daçi. Përplasja ka qenë tepër e fortë, ndërsa pasojat kanë rezultuar fatale për dy të rinjtë, të cilët nuk kanë mundur t’u mbijetojnë plagëve të marra.

Reklame

Lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të Blendi Sylës është konfirmuar edhe nga familjarët, të cilët përmes një postimi prekës në rrjetet sociale kanë shprehur dhimbjen e thellë për humbjen tragjike.

Familja ka bërë me dije se data dhe ora e ceremonisë mortore ende nuk janë përcaktuar, pasi pritet kthimi i trupit në Shqipëri. Informacionet e mëtejshme do të bëhen publike në vijim.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur edhe tre persona të tjerë, të cilët janë transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, autoritetet italiane po vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti tragjik që i mori jetën dy të rinjve shqiptarë, duke lënë pas dhimbje dhe zi tek familjarët dhe të afërmit.

Reklame