Një 48-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është lokalizuar dhe arrestuar në Lushnjë, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Operacioni është zhvilluar nga Sektori për Kërkimin, FAST Albania, në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.

Reklame

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Fast”, shërbimet operacionale kanë bërë të mundur lokalizimin, identifikimin dhe arrestimin provizor të shtetasit Bledar Buxheli, alias Bledar Çelo, 48 vjeç, banues në Lushnjë.

Sipas Policisë së Shtetit, 48-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Venecias në Itali e ka dënuar në vitin 2024 me 11 vite burgim për veprën penale “Trafik droge”.

Nga dënimi i dhënë nga drejtësia italiane, Buxhelit i kanë mbetur për të vuajtur edhe 8 vite, 6 muaj dhe 24 ditë burgim.

Procedurat për ekstradimin drejt Italisë

Pas arrestimit, Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, ka nisur procedurat për ekstradimin e 48-vjeçarit drejt Italisë.

Arrestimi është kryer në kuadër të operacioneve të FAST Albania për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Autoritetet shqiptare dhe ato italiane do të vijojnë procedurat ligjore për ekstradimin e tij, në përputhje me kërkesën e autoriteteve italiane dhe vendimin e gjykatës.

Lexo edhe:

Aksident në autostradën Fier–Lushnje, dy persona mbeten të lënduar

Lushnjë/ Konflikti mes kushërinjve përfundon me plagosjen e 71-vjeçarit, arrestohet 60-vjeçari

Reklame