26-vjeçari Armando Marku, i shpallur në kërkim nga autoritetet britanike për një vrasje të ndodhur në Hartlepool të Anglisë, është vetëdorëzuar këtë të martë në Policinë e Tiranës.

Sipas autoriteteve të huaja, Marku akuzohet për vrasjen e ish-snajperistit Hemawand Ali Hussein, i cili u gjet i qëlluar me armë zjarri në një pronë në Hartlepool në shtator 2019.

Reklame

Ngjarja është pjesë e një hetimi ndërkombëtar që ka përfunduar me dënimin e disa personave. Në Bruksel, në muajin dhjetor, është arrestuar edhe shqiptari Sajmir Dodoveci. Për këtë vrasje janë dënuar gjithashtu katër persona të tjerë:

Eugert Merizaj, 33 vjeç – 32 vjet burg

Noza Saffari, 42 vjeç – 15 vjet burg

Dorian Pirija, 36 vjeç – 19 vjet burg

Qazim Marku, 28 vjeç – 19 vjet burg

Vetëdorëzimi i Armando Markut pritet të nisë procedurat ligjore për ekstradimin e tij drejt Mbretërisë së Bashkuar, ku do të përballet me akuzat për vrasjen e ish-snajperistit.

Reklame