Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në zonën e Zall-Bastarit, ku një automjet ka rënë në një humnerë, duke shkaktuar vdekjen e dy personave.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:10, në fshatin Zall-Bastar, ku automjeti me të cilin udhëtonin shtetasit M. D. (rreth 45 vjeç) dhe B. H. (50 vjeç) ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë.
Reklame
Fatkeqësisht, të dy personat kanë humbur jetën në vend si pasojë e përplasjes së fortë.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik.
Reklame















