Kryetari i PD, Sali Berisha, ka mbërritur në qytetin e Kavajës për të marrë pjesë në ceremoninë e 35-vjetorit të themelimit të degës së PD, Kavajë.

Sic u vendos në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, prej datës 22 dhjetor do të nisin revoltat kombëtare deri në rrëzimin e qeverisë.

Reklame

Berisha tha se revoltat nuk do të ndalen dhe i bëri thirrje çdo opozitari t’i bashkohen protestës kombëtare, për votën e lirë dhe kundër korrupsionit.

FJALA E BERISHES

Të dashur qytetarë dhe qytetare të këtij qyteti të bekuar, kavajas dhe kavajase kudo që jeni sonte, në Kavajë, në Shqipëri dhe në katër anët e dheut.

Mirënjohjen më të pakufijshme, nderimin më të madh, ndaj jush, burra dhe gra, djem dhe vajza, me një shpirt dhe një raport me lirinë ndër më të përkryerit që mund të ketë njeriu i civilizuar, njeriu i qytetëruar.

Kavaja është simboli i njerëzve të lirë, i njerëzve që besojnë në vlerat më të larta, hyjnore dhe njerëzore, tek liria, Zoti, familja, Shqipëria. Ne mblidhemi sot në 35 vjetorin e themelimit të degës së Partisë Demokratike Kavajë.

Në të vërtetë, Partia Demokratike degë dega Kavajë formalisht u themelua nga me datën 17 dhjetor 1990 në darkë vonë, duke u gdhirë 18.

Por e vërteta është se ishte Kavaja, ishte sakrifica, burrëria, trimëria e qytetarëve të Kavajës dhe grupeve antikomuniste të saj që u hodhën themelet e pluralizmit, që u bënë inspirim për lëvizjen studentore.

Pra, në këtë kontekst, mund të themi se Partia Demokratike e Shqipërisë aq sa u themelua në qytetin studenti, po aq u themelua në qytetin e Kavajës.

Reklame