Mamurras/ Një ngjarje e rëndë me armë zjarri është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Mamurrasit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Zef Hoti”, ku shtetasi Pjetër Marku është plagosur në dorë në rrethana ende të paqarta.

Reklame

Ai është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe autorëve të ngjarjes.

Autoritetet bëjnë apel për qytetarët që të japin çdo informacion që mund të ndihmojë hetimin.

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 16:25, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasi Pjeter  Marku., 50 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në dorë, në rrethana ende të paqarta.

50-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

 

Reklame