Seanca plenare e sotme në Kuvend është shoqëruar me tensione dhe përplasje të ashpra verbale mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës.
Teksa kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, po diskutonte në sallë, deputeti demokrat Flamur Noka u dëgjua t’i drejtohej atij me fjalët “o injorant”, duke shkaktuar menjëherë reagimin e ashpër të Ballës.
Kreu i grupit të PS-së kërkoi përjashtimin e Nokës nga seanca, duke deklaruar:
“Pa dalë ai, nuk ka seancë sot.”
Për shkak të situatës së krijuar, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, u detyrua të ndërpresë seancën, në mënyrë që të rikthehej qetësia në sallë dhe të shmangeshin përshkallëzimet e mëtejshme.
Seanca pritet të rinisë pasi të stabilizohet rendi dhe të lajmerohen palët për vijimin e procedurave parlamentare.















