Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar takimet e nisura nga deputeti Ervin Salianji, duke theksuar se ato nuk përfaqësojnë një nismë zyrtare të Partisë Demokratike dhe se bëhet fjalë për një axhendë personale.

“Asnjë deputet nuk ka nisur asnjë foltore. Ai është anëtar kryesie, i kooptuar, dhe në asnjë mbledhje nuk ka shtruar asnjë nga këto probleme. Ka një axhendë personale dhe i uroj ta vazhdojë sa të ketë qejf,” u shpreh Berisha.

Reklame

Sipas tij, Salianji është i ngarkuar me analizën e një zone të caktuar në Kombinat, por aktivitetet që po zhvillon nuk kanë lidhje me një proces të brendshëm partiak.

Berisha komentoi edhe pjesëmarrjen në takimin e Durrësit, ku tha se e njeh mirë realitetin dhe përgëzoi strukturat lokale:
“I përgëzoj strukturat e Durrësit që nuk u mashtruan nga një takim me axhendë strikt private,” deklaroi ai.

Në këtë mënyrë, Berisha distancoi Partinë Demokratike nga lëvizjet e Salianjit, duke i cilësuar si veprimtari individuale.

Reklame