Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji ka reaguar pasi GJKKO pezulloi nga posti i zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Ballukun, ndërsa i është ndaluar edhe dalja jashtë territorit të Shqipërisë.

Salianji shprehet se kjo goditje sipas tij nuk është surprizë po një provë e qartë se qeveria është kalbëzuar në çdo qelizë.

Reklame

Sipas tij, Shqipëria ka nevojë urgjente për një qeveri jo të korruptuar teksa shton se Edi Rama duhet të japë dorëheqjen.

Reagimi i Salianjit:

Edi Rama duhet të japë dorëheqjen!

Shqipëria ka nevojë urgjente për një qeveri tranzitore që të garantojë brenda pak kohësh zgjedhje të lira , të ndershme dhe me standarde evropiane.

Korrupsioni galopant, abuzimet e përditshme dhe kapja e institucioneve kanë çuar në rrënimin e shtetit. Goditjet e fundit nga drejtësia ndaj njerëzve më të fuqishëm të pushtetit nuk janë surprizë për askënd, janë provë e qartë e asaj që kemi thënë prej vitesh, qeveria është kalbëzuar në çdo qelizë.

Edi Rama është shndërruar në pengesën kryesore të Shqipërisë, në simbolin e një sistemi të korruptuar që prodhon padrejtësi, pabarazi dhe varfëri.

Ai është sot e keqja e Shqipërisë.

Koha për ndryshim ka ardhur dhe hapi i parë është dorëheqja e Edi Ramës dhe krijimi i një qeverie tranzitore që i kthen vendit besimin dhe demokracinë!

Reklame