Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka mbërritur sot në Kryeministri, ndërsa ndaj saj vijojnë zhvillimet e fundit të hetimit nga SPAK.

Përveç akuzës për “shkelje të barazisë në tendera” lidhur me procedurat për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, dosja hetimore e Ballukut është zgjeruar edhe me një çështje tjetër – atë të Unazës së Madhe, Loti 4.

Reklame

Me vendim të gjyqtarit të GJKKO-së, Erion Çela, ndaj Ballukut janë caktuar këto masa:

Ndalimi i ushtrimit të funksioneve publike

Ndalimi i daljes jashtë vendit

Hetimet për tenderat me vlera të mëdha infrastrukturore mbeten në vijim dhe pritet që SPAK të thërrasë për sqarime edhe zyrtarë të tjerë të lidhur me procedurat.

Reklame