Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës, në aksin “Plepa–Rromonat”. Si pasojë e daljes së një automjeti nga rruga, kanë mbetur të plagosur tre persona.
Sipas burimeve zyrtare, 26-vjeçari A. L., banues në Durrës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin që drejtonte, duke dalë nga rruga. Për pasojë, është dëmtuar vetë drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerët që ndodheshin me të.
Reklame
Të tre të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Shtetit po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Reklame















