Kryekomisari Mark Gjonmarku është emëruar në krye të Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Korçë.

Gjonmarku ka mbajtur më herët të njëjtin pozicion në Berat.

Reklame

Ndërkohë, Klemend Pikuli, i cili prej më shumë se dy vitesh drejtonte Sektorin e Qarkullimit Rrugor në Korçë, është transferuar në një pozicion në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Ndryshimet vijnë në kuadër të lëvizjeve të fundit në radhët e Policisë së Shtetit në Juglindje të vendit.

Lexo edhe

Emërime të reja në Policinë e Shtetit, ndryshojnë drejtuesit në tre qarqe

Lëvizje në Policinë e Shtetit/ Ndryshime në Elbasan, Berat dhe Korçë, ja emërimet e reja

Reklame