Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Çërravë.

Nga informacionet paraprake mësohet se një automjet ka përplasur një motor me targa të huaja, me të cilin po udhëtonin dy turistë. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy personat që po udhëtonin me motomjet dhe siç shihet dhe në pamjet e mëposhtme, janë dërguar me ambulancë në spitalin e Korçës.

Reklame

Fatmirësisht, mësohet se turistët e huaj ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe nuk kanë dëmtime të rënda.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Lexo edhe :

Aksident në rrugën Pogradec-Lin, përplasen dy automjete pranë Pojskës – dy të plagosur nisen drejt spitalit

Aksident tragjik në Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 32-vjeçari nga Vlora (EMRI)

       

Reklame