Advertisement

Një mjegull e dendur ka mbuluar mëngjesin e sotëm Fushë-Krujën, pas reshjeve të shiut gjatë mbrëmjes së kaluar.

Mjegulla ka përfshirë edhe rrugët nacionale Fushë-Krujë–Rinas dhe Fushë-Krujë–Laç, duke sjellë vështirësi për drejtuesit e automjeteve.

Reklame

Për shkak të dukshmërisë shumë të kufizuar, drejtuesit e mjeteve po lëvizin me shpejtësi të ulët dhe me kujdes të shtuar. Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohet për aksidente në këto akse rrugore.

Drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar dhe të përshtatin shpejtësinë me kushtet e motit dhe të rrugës.

Lexo edhe

Parashikimi i motit për sot. Kthjellime dhe vranësira

Horoskopi i 26 shtatorit/ Parashikimi i yjeve për secilën shenjë

Reklame