Advertisement

Mbrëmjem e sotme është raportuar në media një konflikt mes deputetit demokrat Klevis Balliu dhe disa personave që ky i fundit i ka identifikuar si njerëz të Arlind Qorrit. Në të vërtetë ngjarja ka qënë pak më ndryshe afër një skaneri atentati. Klevis Balliut i është zënë pritë në urën përballë Katedrales Katolike nga disa persona mes të cilëve ka qënë edhe vetë Arlind Qorri. Pasi Balliu ka konstatuar pritën ai është shmangur asaj duke kaluar përmes Lumit Lana. Ndërkohë Arlind Qorri i shoqëruar nga 6 persona të tjerë janë larguar të qetë nga vendi ngjarjes në rrugicën mes Piramidës dhe ETC. Ngjarja ka ndodhur në prani të forcave të FNSH, më saktësisht në prani të dy grupeve të tyre. Edhe pse dëshmitarë të ngjarjes, FNSH nuk ka reaguar dhe e ka lënë të qetë grupin e Arlindit sëbashku me këtë të fundit në rrugën e tyre drejt RTSH-së.

Ndërkohë një ditë më parë PD akuzoi se Arlind Qorri ka urdhëruar njerëzit e tij për të djegur selinë e PD në Shkodër.

Reklame

Kujt po ishërben Arlind Qorri. A po tenton ai që përmes kanosjes të kontrollojë protetën e studentëve siç bëri me protestën e vitit 2018 për Organizatës Politike?

Lexo edhe

“Veza qenka lëndë piroteknike”, Balliu ironizon pas përjashtimit me 60 ditë: “Kjo është kulmi!”

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

Reklame