Kryeministri Edi Rama ka ndryshuar foton e profilit dhe kopertinën në Facebook, duke vendosur në qendër karriget me mbishkrimin “Dialog”, të cilat prej dy ditësh ndodhen në bulevardin përpara Kryeministrisë, në një kohë kur protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e tij.

Deri pak kohë më parë, Rama mbante në profil imazhin e një flamingoje, që u kthye në simbol të protestave kundër investimit të Jared Kushner në Zvërnec. Ato protesta zgjatën për më shumë se 140 ditë në Tiranë.

Reklame

Nga flamingoja te ftesa për dialog

Ndryshimi i profilit vjen në një moment kur kryeministri po këmbëngul në ftesën për dialog me protestuesit. Prej dy ditësh, ai ka vendosur karrige përpara zyrës së tij, duke u bërë thirrje kundërshtarëve të ulen dhe të diskutojnë pa kushte, me përjashtim të personave që përfshihen në akte dhune.

Por kjo ftesë nuk është pranuar nga protestuesit, të cilët vijojnë të kërkojnë largimin e Ramës nga detyra. Gjatë protestave, disa prej karrigeve të vendosura në bulevard janë përmbysur dhe dëmtuar.

Përplasja zhvendoset edhe në rrjetet sociale

Duke zëvendësuar flamingon me karriget e “Dialogut”, Rama e ka bërë ftesën për bisedime pjesë të imazhit të tij në rrjetet sociale.

Ndryshimi vjen në një klimë të tensionuar politike, ku përballë thirrjeve të kryeministrit për dialog qëndron kërkesa e protestuesve për dorëheqjen e tij.

Për momentin, palët mbeten në qëndrimet e tyre: Rama këmbëngul te dialogu, ndërsa protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin e tij.

Lexo edhe

11 të arrestuar pas protestës së fundit, mes tyre dy të mitur – 10 policë të dëmtuar

 

11 të arrestuar pas protestës së fundit, mes tyre dy të mitur – 10 policë të dëmtuar

 

Reklame