Advertisement

Një aksident me pasojë vdekjen e një fëmije është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në Elbasan.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 08:00, në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, automjeti me drejtues shtetasin P. B., 61 vjeç, ka përplasur një fëmijë rreth 7 vjeç.

Reklame

Si pasojë e përplasjes, i mituri ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit tragjik.

Reklame