Ish-numri dy i qeverisë Rama, Belinda Balluku, është paraqitur mëngjesin e kësaj të marte në Prokurorinë e Posaçme, SPAK.

Balluku është parë të futet në ambjentet e instituciont të drejtësisë, në shoqërinë e avokatit të saj.

Ende nuk dihet nëse thirrja lidhet me vilat e gjetura së fundmi ku akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.

Reklame

Kujtojmë se Belinda Balluku është marrë e pandehur për dyshime për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera, në bashkëpunim, në tetë procedura prokurimi.

Vlera e përgjithshme e procedurave të përfshira në dosje kalon 600 milionë euro. Prokuroria dyshon se në këto tendera janë krijuar avantazhe të padrejta për operatorë ekonomikë të caktuar.

Në qershor 2026, Gjykata e Posaçme vendosi sekuestrimin preventiv të një vile në Dhërmi. Sipas prokurorisë, ekzistojnë dyshime se pasuria mund të lidhet me përfitime të parregullta.

Në shtator, SPAK njoftoi një tjetër masë sekuestrimi për një pronë në Palasë, të cilën prokuroria dyshon se e lidh me përfitime të parregullta nga procedura e tenderimit për Lotin 7 të Unazës së Madhe.

Lexo edhe

85 vota pro për Territorialen/ Rama dhe Balluku në Kuvend, Bardhi hedh ujë, Braçe voton pro reformës

“Të nxjerrë faktet për Ballukun!” Këlliçi sfidon Spiropalin pas deklaratave në Kuvend

Reklame