Një avion ushtarak është ulur pak minuta më parë në Aeroportin e Rinasit. Siç shihet edhe në foton e mbërritur në redaksinë tonë, avioni ka zbritur në aeroport, ndërsa deri më tani nuk ka informacion zyrtar për origjinën apo ngarkesën e tij.
Mbërritja vjen pas lajmeve të publikuara gjatë 24 orëve të fundit për një dërgesë të mundshme pajisjesh policore nga Izraeli drejt Shqipërisë.
Megjithatë, nuk ka konfirmim nëse avioni i ulur në Rinas vjen nga Izraeli apo nëse transporton pajisje policore. Për momentin, nuk ka të dhëna që të lidhin drejtpërdrejt këtë avion me raportimet e fundit.
Për këto lajme ka reaguar edhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme. Përmes zëdhënësit të saj, ministria i ka cilësuar raportimet si “trillime dhe manipulime”.
Mbetet e paqartë nëse mbërritja e avionit ushtarak ka lidhje me çështjen e pajisjeve policore, ndërsa pritet një informacion zyrtar për fluturimin dhe misionin e tij.
Lexo edhe
Kërcënimet për bombë, Policia: Emaili erdhi nga Arabia Saudite
Rama shpërblimin për policët: 2500 euro për çdo efektiv në terren












