Një ditë pas prezantimit të draftit për referendumet, Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një seri takimesh në Kryeministri me drejtues të rëndësishëm të qeverisë.

Fillimisht, në zyrën e tij ka mbërritur kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Sipas burimeve, në fokus të këtij takimi ka qenë strategjia e komunikimit lidhur me draftin e ri për referendumet.

Reklame

Pjesë e diskutimeve kanë qenë edhe zv/kryeministrja Albana Koçiu, ministri i shtetit për pushtetin vendor, Ervin Demo, si dhe ministrja e shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili.

Ndërkohë, gjatë paradites, kreu i qeverisë ka vijuar takimet, duke pritur në orën 10:00 ministren e Financave, Delina Ibrahimaj, së bashku me stafin e saj.

Në ambientet e Kryeministrisë është parë gjithashtu edhe kreu i ri i AKSH, Igli Tafa, ndërsa pak më herët kishte mbërritur sërish ministrja Erjona Ismaili.

Këto lëvizje vijnë në një moment kyç politik, pas prezantimit të draftit për referendumet, i cili pritet të shoqërohet me një fushatë të gjerë komunikimi nga mazhoranca.

Reklame