Moderatori dhe producenti Ardit Gjebrea ka përfunduar paraqitjen në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku ishte thirrur për t’u pyetur në cilësinë e personit në dijeni.
Në dalje nga ambientet e SPAK, Gjebrea sqaroi shkurtimisht arsyen e pranisë së tij në Prokurorinë e Posaçme, duke deklaruar se nuk mund të japë detaje për atë që është diskutuar, pasi bëhet fjalë për sekret hetimor.
“Isha i thirrur si person në dijeni. Nuk mund të flas, sepse është sekret hetimor”, u shpreh ai për mediat.
Gjebrea ishte paraqitur në SPAK gjatë paradites së kësaj të premteje, 6 nëntor, rreth orës 10:00. Lajmi për paraqitjen e tij u raportua fillimisht nga mediat, ndërsa tashmë vetë moderatori ka konfirmuar se është pyetur si person në dijeni.
Lexo edhe
ÇFARË PO NDODH? Edhe Ardit Gjebrea futet në SPAK
Arrestohet në hotelin e tij Adrian Merlika/ 40 vjeçari, me precedent në Shqipëri dhe Itali













