Moderatori dhe artisti Ardit Gjebrea është paraqitur mëngjesin e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku është thirrur për të dhënë deklarime në lidhje me dosjen që lidhet me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Gjebrea ka mbërritur në institucion rreth orës 10:00. Sipas burimeve, ai është thirrur si person në dijeni nga prokurori Ols Dado, i cili po heton dosjen “Veliaj”.

Reklame

Marrja e dëshmisë së moderatorit konsiderohet me rëndësi për një fraksion të veçuar të hetimit ndaj kryebashkiakut, ndërsa ende nuk janë bërë publike hollësi mbi çështjet konkrete për të cilat do të pyetet.

Pak muaj më parë, SPAK sekuestroi disa fatura udhëtimesh të Erion Veliajt, të kryera disa vite më parë. Në kuadër të hetimeve, në fokus është edhe vëllai i kryebashkiakut, Arbër Veliaj, si dhe kompania “Gogel”, për të cilën janë ngritur dyshime që po verifikohen nga organi i akuzës.

Deri më tani nuk ka një njoftim të detajuar zyrtar nga SPAK lidhur me deklarimet e Gjebreas. Mbetet për t’u parë nëse dëshmia e tij do të sjellë elemente të reja për hetimin e dosjes “Veliaj”.

Lexo edhe

SPAK dhe BKH në operacionin ndërkombëtar të Call Center-ave, zbulohet skema që u mori qytetarëve mbi 4 milionë euro

Planet për vrasjen e Martinajt dhe Mihasit, SPAK kërkon 10 vite burg për Leonard Dukën

Reklame