Deputetja e pavarur, Marjana Koceku, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për nismën e dialogut me studentët, duke e vënë theksin te mungesa e punimeve parlamentare në një kohë kur vendi po kalon protesta dhe tensione.

Koceku u shpreh se, ndërsa kryeministri u pa duke nxjerrë karriget për dialog me studentët, në Kuvend nuk po zhvillohen punimet që, sipas saj, janë të domosdoshme për të trajtuar situatën politike.

Reklame

“Nuk ka absurditet më të madh se në këto kohë trazirash të ndërpriten punimet e Parlamentit. Kjo do të thotë shmangie nga detyrat kushtetuese të Kuvendit”, deklaroi deputetja.

Sipas Kocekut, Rama duhet të paraqitet në Parlament për të zhvilluar dialogun politik, ndërsa kërkesat e studentëve janë bërë tashmë të qarta.

Ajo i bëri thirrje kryetarit të Kuvendit që të mbledhë urgjentisht Parlamentin dhe kërkoi që çdo deputet të ushtrojë detyrën e tij, duke kërkuar nga qeveria dhe ministrat të marrin përgjegjësitë përkatëse.

“Duhet të kërkojmë nga qeveria dhe ministrat të bëjnë punën e tyre dhe të gjendet një zgjidhje politike për problemet që po kalon vendi ynë”, theksoi Koceku.

Deklarata e deputetes vjen në një moment kur protestat e studentëve dhe kërkesat për zgjidhje politike vijojnë të jenë në qendër të debatit publik.

Lexo edhe

Rama ofron dialog, studentët i përgjigjen me fotografi të dhunës policore, jep dorëheqjen

“Jeni fshehur nga protestat?” Rama përplaset me deputetët e PS: Heshtja po ju bën të dyshimtë

Reklame