Një pjesë e protestuesve janë zhvendosur drejt Kryeministrisë, ku situata është shoqëruar me tensione dhe përplasje me forcat e policisë.
Sipas raportimeve nga vendngjarja, protestuesit janë përballur me një mjet policor për hedhjen e ujit, ndërsa nga ana e tyre janë hedhur gurë dhe sende të tjera në drejtim të forcave të rendit.
Në zonën pranë Kryeministrisë ka prani të shtuar të efektivëve të policisë, të cilët po ndjekin nga afër zhvillimet.
Tensionet vijnë pas incidenteve të mëparshme në Rrugën e Durrësit dhe pranë Ministrisë së Arsimit e Ministrisë së Financave, ku janë raportuar dëme materiale dhe zjarre.
Protesta vijon të shoqërohet me përplasje në disa zona të kryeqytetit, ndërsa situata mbetet e tensionuar.
Lexo edhe
Protesta studentore, reagon delegacioni i BE në Tiranë: Policia të veprojë në mënyrë proporcionale
Përshkallëzohet protesta studentore, i vihet zjarri filialit të IuteCredit tek Rruga e Durrësit














